I nxehti përvëlues/ Zjarret e para përfshijnë Vlorën, 10 zjarrfikës “luftojnë” me flakët në kodrat mes Tragjasit dhe Radhimës

21/07/2023 13:21

Një zjarr ka përfshirë kodrat midis fshatit Radhimë dhe Tragjas.

Dy makina dhe dhjetë punonjës të zjarrfikseve janë në terren për të shuar flakët e zjarrit përgjatë zonës së Radhimës. Flakët të ndihmuara dhe nga era janë duke djegur kryesisht shkurre, por duke rrezikuar dhe stanet apo dhe vreshtat që ndodhen përgjatë bay passit mbi fshatin Radhimë.

Temperatuart e larta, por dhe era që fryn kryesisht në këtë orë ndihmon flakët e zjarrrit të përparojnë. Zjarrëfiksit e Vlorës janë duke punuar për izolimin e flakëve dhe shuarjen e tyre.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA