Një aksident në autostradën Tiranë- Durrës ka shkaktuar trafik tejet të rënduar.

Drejtuesi i një kamioni ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe është përplasur me trafik ndarësin.

Ka vetëm dëme materiale, ku përfshijnë dhe trafik ndarësin, ndërsa drejtuesi i kamionit nuk është dëmtuar fizikisht.

Policia rrugore ndodhet në vendin e ngjarjes, tek mbikalimi i Nish-Tullës, pak më afër Urës së Dajlanit.

dhe po punon për të mundësuar qarkullimin në situatën e krijuar. Shumë prej automjeteve të ngecura në trafik janë me familjarë që po i drejtohen plazhit për të kaluar fundjavën.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA