Mesazhi i NATO-s “mund të dërgojë sinjal të gabuar për Rusinë”

11/07/2023 20:30

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg ka përshëndetur vendimin e vendeve anëtare për të lejuar përfundimisht anëtarësimin e Ukrainës në aleancë si një “mesazh të fortë”.

Megjithëse pa një afat të qartë kohor për pranimin e Ukrainës në NATO, duket se jo të gjithë vendet anëtare janë dakord me këtë vendim.

Marko Mihkelson, i cili kryeson komitetin e punëve të jashtme të Estonisë, tha se mesazhi i NATO-s sot është “fatkeqësisht i përzier”, duke shtuar se “mund të dërgojë sinjalin e gabuar për Rusinë”.

Vlen të theksohet se në sesionin e parë të punës në Samitin e Vilniusit, vendet anëtare morën vendimin për ta afruar Ukrainën me aleancën ushtarake dhe përforcuar parandalimin dhe mbrojtjen kolektive të NATO-s.  Ata ranë dakord për një paketë prej tre elementësh që e afrojnë Ukrainën me NATO-n.

Kjo përfshin një program të ri ndihme shumëvjeçare për të lehtësuar kalimin e forcave të armatosura ukrainase nga standardet e epokës sovjetike në standardet e NATO-s dhe për të ndihmuar në rindërtimin e sektorit të sigurisë dhe mbrojtjes së Ukrainës, duke mbuluar nevojat kritike si karburanti, pajisjet e çminimit dhe furnizimet mjekësore. Si dhe krijimin e Këshillit të ri NATO-Ukrainë, i cili do të mbajë takimin e tij inaugurues në Vilnius të mërkurën me pjesëmarrjen e Presidentit Zelensky.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA