”Bild” këshillon Kalanë e Petrelës si destinacion turistik
10/07/2023 19:24
Ndërtesa shekullore, peizazhe të larmishme, pafundësi me pyje, por edhe bollëk supermetropolesh, pasi Evropa ka shumë për të ofruar dhe është destinacioni më i popullarizuar i udhëtimit për njerëzit nga e gjithë bota, shkruan gazeta më e shitur gjermane ”Bild”.
Për të gjithë ata që po planifikojnë pushimet e tyre, ne këshillojmë ekskursione, shëtitje dhe plazhe si në parajsë. Dhe, prej andej, ju mund të shihni anën më të bukur të Evropës.
”Kalaja e Petrelës, rreth 15 kilometra në jug të Tiranës në Shqipëri, ofron një pamje të mrekullueshme”, shkruan ”Bild”.
“Atje ka edhe një restorant në një kështjellë shkëmbore mesjetare. Ka plot njerëz në verë, shtuar këtu tregjet dhe festivalet”, thekson ”Bild”.
Top Channel