Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Kosovë aty ku u takua me presidenten Vjosa Osmani.

Tashmë pritet të nisë diskutimi mes të dyja palëve, në kuadër të turit ballkanik të Ramës për procesin e Berlinit.

Kjo është ndalesa e dytë e kreut të qeverisë, pas takimit me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski në Shkup.

Më pas ai pritet të takohet me kryetarin e Kuvendit, Glauk Kunjofca, rreth orës 17:15.

Ndërkohë ende nuk ka një përgjigje zyrtare nga qeveria e Kosovës për një takim të mundshëm Rama-Kurti.

FOTO GALERI
2/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA