Një raport i OKB-së i publikuar së fundmi, ka alarmuar pasi e ka përfshirë aloe verën në listën e substancave kancerogjene.

Profesoresha e asociuar e Farmakologjisë në AUTH, Chrysa Sardeli, shpjegon se çfarë do të thotë kjo “kambanë alarmi”.

Sipas saj problemi nuk ka të bëjë me aloe verën në tërësi si bimë, por një grup substancash që përmban lëkura e saj.

“Xhealtina ka veti medicinale si kozmetike dhe shëruese me veprim antiinflamator. Lëvorja e bimës, ka antrakinone të cilat janë substanca të përfshira në grupin e kancerogjenëve të mundshëm”, shpjegoi ajo.

Pyetjes nëse lëvorja e aloe verës përdoret në produktet e prodhuara prej saj, zonja Sardeli u përgjigj “nuk jemi të sigurt, sepse në përpjekje për të prodhuar më shumë produkte mund të përdorim pjesë të bimës që janë më shumë toksike. Disa mund të ziejnë lëvozhgat.”

Sipas saj, aloe vera duhet përdorur në sasinë minimale dhe vetëm nga jashtë. “Nëse konsumohet, aloe vera mund të krijojë probleme, por nuk është e nevojshme të shqetësohemi sepse çdo gjë varet nga doza”, shprehet Chrysa Sardeli.

Sardeli këmbënguli që lëkura e bimës të mos përdoret e zier duke rekomanduar që ata që e kanë gjenetike kancerin të mos konsumohet aloe vera.

“Këto produkte nuk kontrollohen njësoj si barnat”, theksoi specialistja e farmakologjisë.

Aloe vera iu shtua Grupit 2B pas një studimi dyvjeçar tek minjtë, raporton BBC. Hulumtimi zbuloi se ata që konsumonin ujë të pijshëm që përmbante një ekstrakt të gjetheve të aloes kishin më shumë gjasa të zhvillonin kancer të zorrës së trashë. E rëndësishmja, kërkime të tjera kanë treguar se disa kimikate në aloe konvertohen në ato që mund të dëmtojnë ADN-në dhe për këtë arsye mund të shkaktojnë kancer në sistemin e minjve dhe njerëzve. Kështu, ka indikacione për kancerogjenezë të mundshme te kafshët, por ato janë gjithashtu një arsye që teorikisht kjo mund të ndodhë te njerëzit.

Lista përfshin gjithashtu një sërë bimësh të tjera, të tilla si ekstrakt kava, i përdorur për shekuj në Ishujt e Paqësorit Jugor si një pije ceremoniale me veti dehëse, si dhe ekstrakt Ginkgo biloba dhe një pluhur rrënjë, i shitur si një ilaç bimor.

Vihet re se udhëzimet e OBSH-së nuk e përcaktojnë sasinë e rrezikut nga asnjë substancë e Grupit 2B dhe as nuk rekomandojnë kufizime për ekspozimin e njeriut ndaj tyre. Në vend të kësaj, kategoria thjesht tregon se sa të forta janë provat që ato kanë disa efekte kancerogjene.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA