Parashutisti dhe njëherazi ish-konkurrent i Big Brother Vip Albania 2, Xhonatan Islami ka rrëfyer për “Pushime on Top” se është ende single.
I ngacmuar nga moderatorja Lei Kraja për tipin ideal të femrës me të cilën preferon të dalë, Xhonatani tha se i pëlqen një vajzë me tru dhe karakter.
Pjesë nga biseda:
Lei Kraja: Ëaaa kë gjeta, Xhonatani.
Xhonatan Islami: Mirë se erdhe!
Lei Kraja: Mirë se erdha apo mirë se të gjeta?
Xhonatan Islami: Mirë se më gjete t’i mua?
Lei Kraja: Ngele në ajër mor Xhonatan…
Xhonatan Islami: Në fakt po, sepse sapo u ula nga fluturimi. Kemi bërë një fluturim fantastik për festivalin.
Lei Kraja: Ke gjetur nonjë gocë të bukur këtu?
Xhonatan Islami: Ejj, shumë goca të bukura, shumë atmosferë e mirë këtu. Kështu që është fiks vendi ku duhet të jemi.
Lei Kraja: Dmth single je?
Xhonatan Islami: Po single, single jam akoma.
Lei Kraja: Si i ke qejf gocat, bjonde apo brune, me forma apo të dobëta?
Xhonatan Islami: Varet, varet. Më pëlqejnë me forma, por varet nga karakteri.
Lei Kraja: Ku i do format, lartë, poshtë…
Xhonatan Islami: Format i dua në tru.
Lei Kraja: Në tru, apapapa…
Top Channel