Falet namazi në qytetin e Shkodrës, zv.Myftiu Arben Halluni përcjell mesazhe paqeje
28/06/2023 09:32
Në sheshin kryesor të qytetit e falën namazin e Kurban Bajramit besimtarët mysliman në Shkodër.
Ceremonia u udhëhoq nga zëvëndës myftiu i qytetit Arben Halluni, i cili në fjalën e tij tha se Kurban Bajrami është festë që meriton ti kushtohet vëmendje familjes dhe çdokujt që ka nevojë për ndihmën tonë.
Ne mesazhin e tij, ai uroi që kjo festë të shërbejë për të larguar konfliktet në vendet e luftës ne botë, ndërsa kërkoi t’i lutemi Zotit të na ruajë nga çdo fatkeqësi dhe ta ruajë këtë vend nga braktisja e pakuptimtë.
Top Channel