Rafa Benitez pranë klubit bask me ndërhyrjen e drejtorit sportiv të PSG-së

21/06/2023 09:42

Rafa Benitez te Celta Vigo? Ajo që fillimisht u konsiderua thjesht një thashethem duket se është një mundësi reale.

Kontaktet mes klubit nga Vigo dhe Rafas filluan fundjavën e kaluar. Trajneri kampion i Evropës me Liverpoolin 2005 është i zgjedhuri nga Luis Campos, i cili ndërthur menaxhimin e PSG-së me punën e tij si këshilltar sportiv për klubin bask.

Për momentin, ka pasur disa kontakte që mund ta bëjnë operacionin të frytshëm.

Drejtuesit e Celtas po përpiqet ta bindin Benítezin që të zbatojë një plan afatgjatë. Ideja e klubit është që ai të nënshkruajë për disa sezone për të hedhur themelet dhe për të drejtuar një projekt shumë më ambicioz.

Tani duhet të shohim se si zhvillohen ngjarjet. Nuk është e lehtë të bindësh Rafa Benítezin, që priste në fakt një ofertë nga Premier League. Të mos harrojmë që ai dhe familja e tij vazhdojnë të jetojnë në Liverpool. /Supersport

Top Channel