Një ditë pas mësymjes në Kampin Ashraf 3 në Manëz të Durrësit policia ka proceduar 6 muxhahedinë të moshave nga 61 deri në 73 vjeç për 4 vepra penale, konkretisht: “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Pengime për ekzekutimin e vendimeve të gjykatës”.

Ndërkohë, po verifikohen pamjet filmike të kryera nga policia për të identifikuar persona të tjerë që kanë kryer veprime të dhunshme ndaj policisë. Paralelisht autoritetet vijojnë hetimet për t’u shprehur zyrtarisht mbi shkaqet e vdekjes së një të moshuari Brenda kampit Ashraf, për të cilin policia u shpreh se nuk ka pasur lidhje me ndërhyrjen e policisë.

Top Channel mëson se personi që ndërroi jetë Brenda kampit Ashraf 3 më herët ka qenë i shtruar në spital për shkak të problemeve kardiake. Trupi i pajetë mbrëmjen e djeshme u transportua në morgun e kryeqytetit ku iu nënshtrua autopsisë dhe analizave mjeko-ligjore.

Nga të dhënat paraprake mjekët kanë konstatuar se trupi i pajetë nuk ka dëmtime dhe vdekja mund të ketë ardhur nga arresti kardiak.

Përgjigjja përfundimtare pritet të dajë javë më vonë kur të dalin përgjigjet e analizave mjekoligjore.

Nga ana tjetër, Agjencia e Mbikqyrjes policore ka çelur një hetim për të verifikuar veprimet e policisë nëse kanë qenë konform ligjit duke respektuar etikën dhe të drejtat e qytetarëve iranianë gjatë ndërhyrjes. Nga kundërshtimi i forcave të policisë të cilat po zbatonin një vendim gjykate morën lëndime 15 punonjës policie si dhe u dëmtuan disa automjete.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA