Një ari në Kolorado SHBA, është filmuar duke u futur në një shtëpi përmes një dritare.

Ai arriti të ngjitej tek dritarja e cila ishte në një lartësi të konsiderueshme, por në një moment u ndje në rrezik pasi po mbahej vetëm me dy duart tek dritarja, ku rrezikonte dhe të rrëzoheshe. Por ai arriti të ngjitej me sukses dhe të hynte tek shtëpia.

Më pas ai shihet duke dalë nga një dritare e thyer e shtëpisë shëndoshë e mirë duke u zhdukur në pyll.

Top Channel