
Theodora Bakoyannis është zgjedhur raportuesja për anëtarësimin e Kosovës në KiE nga Komiteti për Çështje Politike dhe Demokraci në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri tha se Bakoyannis bën raportin gjithëpërfshirës konsultativ për komitetin për politikë dhe demokraci, i cili shkon në seancë plenare të asamblesë parlamentare të KiE-së për miratim.
“Aj0 është raportuese për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës. Ajo e bënë raportin gjithëpërfshirës konsultativ për komitetin për politikë dhe demokraci, i cili shkon në seancë plenare të asamblesë parlamentare të KiE-së për miratim”, ka thënë Tahiri për Telegrafin.
Duhet theksuar se Theodora Bakoyannis ka qenë ministre e Punëve të Jashtme të Greqisë dhe ka një karrierë të bujshme politike, gjë që e bën njohëse të mirë të Ballkanit.
Top Channel