Në Merdar, pikën kufitare që ndan Kosovën me Serbinë nuk ka pothuajse fare qarkullim.
Protestuesit serb kanë bllokuar lëvizjen e kamionëve, duke shkaktuar një grumbull të madh mjetesh të tonazhit të rëndë që pengon lëvizjen e lirë. Asnjë automjet që ka targa të Kosovës, përveç automjeteve të vogla, nuk kalon përmes asaj pike kufitare.
Vetëm automjetet që kanë targa të huaja nuk ndalohen prej protestuesve.
Po ashtu, edhe kamionët me mall ose targa serbe që nuk lejohen nga pala kosovare të hyjnë në kufirin me Serbinë në dy ditët e fundit, kanë bllokuar rrugën në Jarinë. E njëjtë është situata edhe në Bërnjak edhe Mërdarë.
Autobusët dhe kamionët janë duke shfrytëzuar pikën tjetër te Dheu i Bardhë per të hyrë në Kosovë pas bllokimit të pikavë kufitare Merdarë, Jarinjë e Bërnjak.
Sakaq, kontrollet janë të shtuara nga pala serbe në dalje të Serbisë.
Top Channel