Pavarësisht bujës së dy viteve më parë, një prokuror dhe dy funksionarë policie u ekspozuan nga SPAK si emra të dyshimtë të përfshirë me krimin, nuk do të hetohen dhe nuk të gjykohen nga trupa e posaçme.
SPAK e pati të vështirë të provonte se çështja ndaj Maksim Sotës, ish-prokurori i Vlorës, Ilirian Ballës, ish-zëvendës drejtor policie dhe Artur Krasniqi, ish-officer i policisë gjyqësore, duhej mbajtur prej tyre.
Edhe pse të tre ata u dorëzuan si të pandehur nga një hetim italo-shqiptar së bashku me mbi 30 shtetas të tjerë, emrat e tyre u veçuan nga grupi për shkak të akuzës së shpërdorimit të detyrës. Për të tjerët ndërkohë Gjykata e Posaçme që gjykoi fenomenin e kultivimit të kanabisit në disa zona si dhe trafikun i shpalli fajtorë dhe i dënoi me 99 vite burgim.
Emri i prokurorit Sota u bë publik bujshëm nga Prokuroria e Posaçme Anti Korrupsion, bazuar në hetimine dosjes së koduar si “Shpirti”, e cila kishte si gurë themeli dëshmitë e të penduarve, anëtarë të një grupi krimal. Por, përpos Sotës u shpall moskompetenca edhe për dy ish-zyrtarë të policisë, të cilët po ashtu do të hetohen dhe gjykohen nga një gjykatë e juridiksionit të zakonshëm, pasi SPAK dhe Gjykata e Posaçme nuk konsiderohen kompetente për t’i hetuar dhe gjykuar ish-zyrtarët.
Si pjesë e dosjes “Shpirti” janë edhe Hekuran Marku dhe Agustin Deda , që të dy ish-truprojat e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, njëri prej të cilëve u arrestua në Francë dhe tjetri në Gjermani. Edhe truprojat u zbuluan nga dëshmitë e skafistëve të kapur në Itali, të cilët thanë mjaft emra dhe treguan se si bima narkotike e mbjellë në zonën e Memaliajt, Skraparit dhe Vlorës trafikohej drejt Italisë, nën asistencën jo vetëm të trafikantëve, por edhe të të korruptuarve.
Top Channel