Në emisionin Top Story u shpallën rezultatet e sondazhit të Angi Ricerche” dhe Top Channel, për qasjen e qytetarëve të kryeqytetit pas zgjedhjeve vendore.

Të pyetur se çfarë ndjesie apo perceptimi kanë pas rezultatit të shpallur më 14 maj ku Erion Veliaj mori mandatin e tretë si kryebashkiak, 71% e qytetarëve u shprehën “pozitive” dhe 28.8% “ negative.

Nga kryetari i bashkisë, 26.7% e qytetarëve presin që të ndryshohet infrastruktura publike, 23.2% presin të përmirësohet transporti urban, 20% presin përmirësimin e taksimeve të larta, 20% presin të përmirësohet papunësia, 19% e tyre presim përmirësimin e shërbimeve shëndetësore dhe pastërtinë e qytetit dhe infrastrukturën arsimore, ndërsa 18% presin të përmirësohet trafiku dhe ndotja.

Të pyetur se cilat arsye mendojnë qytetarët se i dhanë fitoren kryebashkiakut Veliaj, 54.9% e tyre mendojnë se “është figurë e rëndësishme”, 53%  “sepse kam besim te PS”, 51% mendojnë se fitoi për shkak të programit ndërsa 37% e qytetarëve mendojnë se ka bërë premtime konkrete.

Sa i përket arsyeve pse mendojnë se humbi kandidati Belind Këlliçi i “Bashkë Fitojmë”, 52% e tyre mendojnë se bëri premtime të pabesueshme, 50.6% sepse e djathta është e ndarë, 40% sepse paraqiti program të dobët dhe 16% sepse kandidati ishte i dobët.

Sondazhi i “Angi Ricerche” dhe Top Channel në bashkinë e Tiranës është zhvilluar nga data 22-24 maj 2023. Gjithsej, janë intervistuar 1.009 persona, ndërsa marzhi i gabimit llogaritet të jetë +/- 2.2 për qind.

FOTO GALERI
2/8

Top Channel