Ndërron jetë Francesco Nuti! Aktori vdes në moshën 68-vjeçare nga një sëmundje

12/06/2023 17:26

Ka ndërruar jetë në moshën 68-vjeçari regjisori dhe aktori i famshëm Italian Francesco Nuti. Pas disa kohësh luftë me sëmundjen, artisti humbi jetën në një klinikë në Romë.

Edhe pse kishte kohë që ishte larguar nga skena për arsye shëndetësore, ai vijoi të mbetej një ndër figurat më popullore dhe më të dashura të kinemasë dhe spektaklit italian. Francesco Nuti është një aktor i njohur dhe për shqiptarët në vitet 1980 – 1990.

Lajmi i bë i ditur nga vajza e tij Ginevra së bashku me familjarët, të cilët kërkuan që të respektohet dhimbja e tyre e madhe.

Komeditë e tij brilante me tone të paqarta surrealiste patën një sukses të jashtëzakonshëm në vitet ’80 falë filmave si “Unë” “Gjithë fajin e ka Parajsa” dhe “Femrat me funde”. Realizimi i fundit ishte një film i suksesshëm që theu të gjitha rekordet e fitimeve, duke shënuar momentin më të suksesshëm në karrierën e Nutit, i cili ishte skenaristi, regjisori dhe aktori kryesor.

I lindur në Prato më 17 maj 1955, Francesco Nuti bëri debutimin e tij si aktor amator kur ishte ende student, duke shkruar monologët e tij. Më pas ai nisi të luajë në kinema dhe projekte të tjera që i sollën një karrierë të gjatë artistike. Por nuk I mungoi as skenës së muzikës, ku ka kënduar solo, teksa mori pjesë edhe në festivalet e asaj kohe, përfshirë Sanremon në vitin 1988.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA