“Ylli” i Bayernit ishte shumë pranë Barcelonës: S’më deshi Bartomeu, sepse…

11/06/2023 22:11

Alphonso Davies, aktualisht pjesë e Bayenrit në Bundesligë, shpjegoi se ai mund të kishte shkuar te Barcelona në vitin 2019, kur ishte ende në Vancouver Whitecaps, por Josep Maria Bartomeu, president i “blaugranave” në atë kohë, e hodhi poshtë këtë hipotezë.

“Barça ishte e interesuar dhe donte të nënshkruante me mua, por presidenti Bartomeu nuk më donte sepse isha kanadez”, tha 22-vjeçari gjatë në intervistës me podcastin “CentreGoals”.

“Nuk do të gënjej, më lëndoi shumë. Nuk ma tha vetë këtë, por ashtu dëgjova. Më preku shumë”.

Futbollisti i përfaqësueses së Kanadasë u transferua te Bayerni në janar 2019. Këtë sezon, mbrojtësi i majtë ka luajtur në 38 ndeshje për bavarezët, duke shënuar tre gola (ka dhënë gjithashtu tetë asistime)./ SuperSport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA