Analisti Agim Baçi i ftuar në Top Story dha një deklaratë të fortë për Sali Berishën, duke u shprehur se nuk ka lindur askush ta përdorë atë.
Në diskutimin për kryesinë e partisë Demokratike, Baçi dha sugjerimet e tij se si duhet të kishte vepruar dhe organizuar partia dhe vuri në dukje gabimet e tyre.
“Ju dorëzuan shumë gjërave sa shkuan në pikën që kundërshtuan që nuk i njihnin primarët pastaj i kërkuan kryetarit të primareve të dilnin me logon e PD-së. Ishin një lloj nënshtrimi në konceptit që për mos e përçuar siç është treguar nga drejtuesit e partisë Demokratike më shumë konfliktin bazë, shkuan në këtë propozim. Për mua është paradoksale se nuk njoh rast në botë që të nisi reformimi i partisë nga baza”, tha Baçi.
“Është absurde, duhet të ishte mbledhur kryesia që të nesërmen, po të kishin forumet, këshillin kombëtar, të ishin organizuar, mund të kishin dhënë dorëheqjen dhe grupi dhe kryesia që dështoi në formatin se si iu përgjigj ofertave të zotit Berisha dhe në fund fare rezultoi që e çoi PD-në në këtë pikë, ndërkohë që nuk është çështja me sa përqindje përfundove, çështja është ke apo nuk ke të drejtë politikisht, kishe apo nuk kishe të drejtë më pikën si iu qase zgjedhjeve”, shtoi Baçi.
“Në këtë lloj pike deri më 14 maj, mënyra se si u zgjidh lidershipi gaboi me të gjitha gjaset, sepse nuk ka lind akoma asnjë njeri që të përdorë Sali Berishën, vetë Sali Berisha i ka përdorur të tjerët. Kush ka menduar që të përdorte Sali Berishën thjesht për të përfituar kohë, ka humbur. Berisha tha kush më akuzon mua është me Edi Ramën, kush më kërkon fakte mua është me kundërshtarin politik”, tha analisti.
Top Channel