“Ç’ishte kjo që bëra?!”/ Mbyti nënën me plastmas, publikohet fotoja e Albi Muhollarit, çfarë dëshmoi i riu në polici

05/06/2023 13:08

Fotoja e Albi Muhollarit, 24-vjeçarit shqiptar që mbyti nënë e tij me plastmas pak ditë pasi ishte kthyer nga Amerika, është publikuar.

I riu ekselent në mësime, studionte dhe punonte në Amerikë. Sipas informacioneve, ai ka studiuar për inxhinieri kompjuterike në Michigan të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Të afërmit e njihnin si person të qetë, pa precedent të mëparshëm. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur në kushtet e tronditjes mendore, pas i riu mendohet se vuante nga depresioni.

Albi Muhollari ka qenë në krizë të thellë në momentin e arrestimit dhe rrugës për në polici ka kërkuar të pinte vetëm ujë.

Para OPGJ-së në momentin fillestar të arrestimit ka qenë i qetë duke thënë vetëm një frazë: “Ça ishte kjo që bëra?”. Në qelinë e Komisariatit përgjatë gjithë qëndrimit ka pirë vetëm  ujë dhe ka ngrënë një kroasant. OPGJ në praninë e avokatit ditën e djeshme e ka marrë në pyetje 24 vjeçarin për vrasjen e nënës së tij.

Muhollari ka pranuar krimin dhe njëkohësisht ka refuzuar të japë shpjegime për ngjarjen duke thënë se do ti bëj të ditura arsyet në një moment tjetër pasi nuk ishte në gjendje. Procesverbali i OPGJ me këtë frazë është mbyllur.

Fqinjët pohojnë se Albi ka qenë duke kërkuar një armë kur mbërriti në Shqipëri, për arsye që ende nuk dihen.

“Kanë qenë në punë të tyre,kanë qenë tregtare që në 90’. Djalin e kishte në Amerikë, nuk e njihnim fare. Dje nuk dëgjuam gjë. Ishin familje e respektuar, se prisnim gjallë në botë. S’kishte pse ta bënte. Ajo grua e mirë shumë, shumë e lartë. Ishin shumë të mirë, asnjëri nuk e priste. Djali ka qenë në shkollë për së mbari, djali më i qetë të tërë habiten. Nuk e di, fat i keq për të dy, edhe për djalin edhe për atë, grua e rrallë”, shprehet fqinja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA