Panairi Kombëtar i Shkollave “Art dhe Zeje 2023” bën bashkë qindra nxënës, qëllimi: Promovimi i vlerave kulturore

02/06/2023 16:37

Është realizuar këtë vit Panairi Kombëtar i Shkollave “Art dhe Zeje 2023”, i cili ka si qëllim promovimin e punimeve artizanale dhe artistike.

Ky aktivitet bëri bashkë mbi 500 nxënës, prindër dhe staf mësimor nga Zyrat Vendore të Arsimit Parauniversitar nga gjithë Shqipëria, ku grupe të ndryshme muzikore, vallesh dhe baletit performuan këngë dhe valle të ndryshme.

“Art, Zeje, Sport” i quajtur ndryshe dhe si Programet Jashtë Orarit Mësimor (JOM) u zbatua gjatë këtij viti shkollor në sistemin arsimor parauniversitar në 200 Shkolla Qendër Komunitare, duke angazhuar 644 punonjës arsimorë dhe 10,423 nxënës.

Qëllimi i këtij programi është inkurajimi i mësimit të punimeve të artit dhe atyre artizanale përmes veprimtarive praktike, nxitjen e aftësive sipërmarrëse të nxënësve në perspektivën e ruajtjes dhe të promovimit të vlerave të komunitetit ku jetojnë, si dhe të trashëgimisë sonë kulturore në fushat: Pikturë;  Vegla Muzikore;  Bujqësia dhe Mjedisi;  Zeje; Kor; Teatër; Sport-Mirëqenie; Fuqizim Për Vetëmbrojtje; Teknologji.

FOTO GALERI
8/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA