Piktori dhe studiuesi i njohur shqiptar, Kujtim Buza, është përcjellë sot për në banesën e fundit, në një ceremoni private ku kanë marrë pjesë familjarë, të afërm dhe miq të tij.

Buza u nda nga jeta mbrëmjen e 27 gushtit 2026, duke lënë pas një veprimtari të gjatë në fushën e artit pamor dhe studimit të trashëgimisë artistike shqiptare. Lajmi për ndarjen e tij nga jeta u prit me mesazhe ngushëllimi nga figura dhe institucione të artit e kulturës.

Kujtim Buza ishte pjesë e një familjeje të njohur për kontributin në artet pamore. Ai ishte djali i piktorit të njohur Abdurrahim Buza, një prej figurave të rëndësishme të pikturës moderne shqiptare.

Gjatë karrierës së tij, Kujtim Buza u angazhua në krijimtari, studime dhe në promovimin e trashëgimisë së artit shqiptar. Ai mbajti gjithashtu role drejtuese në institucionet kulturore, përfshirë drejtimin e Galerisë Kombëtare të Arteve.

Për kontributin e tij në artin shqiptar, Buza u vlerësua me titullin “Piktor i Merituar” në vitin 1983.

Top Channel