KoKo Fest ndez skenën e Korçës, nëntë shfaqje dhe emra të njohur të teatrit në edicionin e 13-të festivalit

29/08/2026 12:44

Edicioni i 13-të i KoKo Fest ka nisur në Korçë me shfaqjen muzikale “Katedralja”. 

Maratona teatrore do të sjellë mbrëmje të mbushura me mesazhe të forta, nota humori dhe emocione. Këtë vit janë 9 shfaqje në konkurrim, të sjella nga trupa dhe produksione të ndryshme shqiptare.

Në skenën e festivalit do të ngjiten emra të mëdhenj të teatrit si Viktor Zhusti, Luiza Xhuvani e Alfred Trebicka, por një hapësirë e veçantë i është kushtuar edhe brezit të ri. Për aktorët pjesëmarrës, KoKo Fest mbetet ngjarja më e madhe e komedisë që përmbledh të gjitha gjinitë e saj, si dhe një urë e fortë lidhëse mes brezave.

Për më shumë se një javë, Korça nuk do të jetë vetëm mikpritësja e artit, por skena ku e qeshura, mesazhet e forta dhe magjia e teatrit do të bashkojnë artistët me publikun në çdo mbrëmje.

 

Top Channel