Maklena Nika proteston përmes letërsisë! “Rozë antraciti”, një roman për revolucionet që ndodhin në heshtje “Jemi këtu në një mbrëmje poetike, dedikuar krijuesit të këtij teatri, bashkëshortit tim, mikut tim….”, shprehet Raimonda Shundi, bashkëshortja e Naun Shundit
Aktori, regjisori, skenarist dhe dramaturg Naun Shundi, që i dha skenës shqiptare një pasuri të madhe artistike, u përkujtua në një vjetorin e ndarjes nga jeta.
“Bebi është… kjo falë aftësive të tij të rralla si profesionist i nivelit të lartë, si aktor i mrekullueshëm, si regjisor mjaft i mençur dhe si autor tekstesh shumë i këndshëm”, thotë Kiço Londo, regjisor.
Lulzim Konçi, aktor tha “Unë kam pasur një jetë me Bebin, 50 vite pa u ndarë, vazhdoj e kam prapë, flas çdo natë me të…”
Miqtë dhe kolegët që ndanë skenën dhe bashkëpunuan ndër vite me dramaturgun, u mblodhën në teatrin që Shundi themeloi në shtëpinë e tij, me pasionin për artin, dramën shqipe dhe dëshirën për të mbështetur artistët e rinj.
“Nauni do të mbetet i paharruar për të gjithë ne sepse ishte një djalë i mençuar, i talentuar, djalë i Zoti në profesionin”, shprehet Bujar Asqeriu, aktor.
Ndërsa Raimonda Bulku, aktore tha “Na mrekulloi me ëndrrën çudibërëse për shoqërinë tonë, që akoma nuk e ka bërë njeri tjetër, për të bërë këtë folezë arti”.
Naun Shundi u kujtua përmes krijimtarisë së tij, ku trajtonte me elegancë probleme të shoqërisë shqiptare.
Shundi u nda nga jeta një vit më parë, ndërsa ëndrra e tij vazhdon në Teatrin Zonja e Bujtinës, që ai la trashëgimi për artin.
Top Channel