Deputeti i Vetëvendosjes, Armend Muja ka deklaruar se tërheqja e Listës Serbe nga zgjedhjet e zuri Kosovën në befasi.

Sipas Mujës, Kosova po sfidohet prej një kohe të gjatë nga një milici fashiste që mbështetet dhe sponsorizohet nga Serbia dhe pikërisht dy krerët e shtetit serb, Vuçiçi dhe Aleksandar Vulin.

Pjesë nga biseda:

Muja: Që nga shtatori i vitit të kaluar ka pasur diskutime intensive sa i përket planit franko-gjerman apo marrëveshjes së Brukselit, e cila eventualisht është nënshkruar në fund të shkurtit të këtij viti dhe periudha ndërmjet saj ka pasur disa zhvillime.

Në nëntor të vitit të kaluar 4 kryetar të Listës Serbe në 4 komuna Veriore dhanë dorëheqjen. Është interesante se dhanë dorëheqjen vetëm në këto 4 komuna, megjithëse kishin kryetar edhe në zona të tjera, Grashanicë në Shtërpë…

Mbas këtyre zgjedhjeve, Kosova sipas Kushtetutës e ka për detyrë që t’i organizojë menjëherë zgjedhjet, mirëpo faktori ndërkombëtar dhe faktori i brendshëm na kërkoi që ato të shtyhen deri më 23 prill sepse do të krijoheshin kushte më të mira, do të nënshkruhej marrëveshja e Brukselit dhe nuk do të kishte probleme të tilla. Dhe kështu kemi menduar. Kemi bërë përpjekjet maksimale që të akomodojmë çdo kërkesë që edhe komuniteti atje të përfshihet në zgjedhje, mirëpo për befasinë tonë dhe keqardhjen e vendeve të Q.U.I.N.T. të cilat e shprehën, serbët i bojkotuan zgjedhjet.

Duma: Sepo më flet për befasi. Nëse citojmë ambasadorin amerikan në Kosovë, ai tha se ja parashikuam, ja parathamë Albin Kurtit dhe ndodhi. Pra, nuk është e befasishme pasi këto ishin ngjarje të cilat priteshin. Unë e kuptoj atë që ti thua, pra se nuk dhanë dorëheqjen edhe në komunat e tjera por pikërisht në Veri. Ne si analizues te situatës shohim se konflikti ka qenë gjithmon diçka që nuk I shkon në benefit Kosovës-Shqipërisë- Ballkanit Perëndimor- të ardhmes së BE-së, në një farë mënyre pasha për menaxhimin e situatës në Veri i takon Kosovës. A ie dakord më këtë?

Muja: E kuptoj, por zgjedhjet ndodhën dhe çështë e vërteta mund të kenë qenë në befasi edhe për faktorin ndërkombëtar sepse këtë e kanë pohuar edhe vetë ata përmes një deklarate para zgjedhjeve.

Mirëpo zgjedhjet u organizuan. Dalja ishte shumë e vogël. Megjthatë të vetmet figura legjjitime të dala nga ky proces zgjedhor ishin pikërisht këta kryetar dhe ishte më se e natyrshme që këta kryetar të vazhdonin punën.

Në Kosovë dhe në atë pjesë nuk është aq e thjeshtë të kemi një menaxhim perfekt, marrë parasysh që Kosova po sfidohet prej një kohe të gjatë nga një milici fashiste që mbështetet dhe sponsorizohet nga Serbia dhe pikërisht dy krerët e shtetit serb sikurse është Vuçiçi dhe Aleksandar Vulin, gjithmon në bashkëpunim me atë që është në listën e zezë të SHBA-së Radoiçiçi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA