Bjellorusia pa shtëpi dhe pa tifozë, Shqipëria përfiton një avantazh të veçantë në Nations League 17/09 18:38
Rafael Leao ka tërbuar tifozët e Juventusit me veprimin e kryer në fundin e ndeshjes.
Milani fitoi 0-1 në Torino (Giroud) dhe siguroi kualifikimit në Champions League. Për të tretin vit radhazi.
Ylli portugez ndërroi fanellat në fundin e takimin. Dhe atë bardhezi e futi brenda pantallonave.
Leia është përballur me zemërimin e popullit juventin, ndërkohë që ka reaguar duke kërkuar ndjesë.
“Nëse ndonjë tifoz ka ndjerë mungesë respekti, i kërkoj falje për veprimin tim me fanellën e Juves.
Nuk kisha asnjë qëllim të keq, nuk doja të tregoja mungesë respekti. Përkundrazi, i respektoj të gjithë“, theksoi sulmuesi i kuqezinjve./ SuperSport
Top Channel