Skandal në Rumani, policia hyn me forcë në shtëpinë e futbollistit dhe e dërgojnë në psikiatri
Antonio Conte u shfaq në tribunat e San Siros për sfidën Milan-Benfica, duke ndezur menjëherë fantazitë e tifozëve kuqezi, sidomos pas humbjes dhe vërshëllimave ndaj Ruben Amorimit.
Megjithatë, prania e Contes nuk konsiderohet aktualisht si një sinjal merkatoje. Ish-trajneri e ndoqi ndeshjen për interes personal dhe profesional.
Emri i tij po qarkullon edhe rreth Juventusit, sidomos pas humbjes ndaj Sassuolos. Conte mund të jetë sërish në tribunë për ndeshjen e bardhezinjve, por edhe kjo nuk shihet si konfirmim për një ndryshim trajneri.
Spalletti, i pyetur për zërat, u përgjigj: “Nëse duan të fusin emrin e Contes në mes, duhet ta pranojmë. Ne duhet të fitojmë ndeshjen e ardhshme.” Për momentin, Conte mbetet vetëm një emër në sfond, ndërsa Amorim dhe Spalletti janë ende në pankinat e Milanit dhe Juventusit.
Top Channel