Fitorja e Erdoganit, festë gjatë gjithë natës! Çfarë pritet në marrëdhënien me BE-në

29/05/2023 10:50

Mbështetësit e Rexhep Tajip Erdoganit e festuan përgjatë gjithë natës lajmin se presidenti i Turqisë siguroi edhe pesë vite të tjera në pushtet.

“Sot fitoi i gjithë kombi ynë prej 85 milionë banorësh”, i tha ai mes brohorimash nga pallati i vet gjigand në Ankara turmës që pushtuar nga hareja.

“Duhet të jemi bashkë ne unitet dhe solidaritet. E bëjmë këtë thirrje me gjithë zemër. Nuk fituam vetëm ne, fitoi e gjithë Turqia”, tha Erdogan.

Fjalimin e parë pas fitores për simpatizantët e tij ndërkohë e mbajti nga maja e një autobusi në Stamboll, ku vuri në lojë kundërshtarin e vet me fjalët: Mirupafshim, Qemal”, ndërkohë më pas ia mori dhe këngës.

Vetë rivali i tij, lideri opozitar Kemal Kilicdaroglu nuk e ka shpallur ende hapur humbjen. Ai u ankua duke thënë se këto “ishin zgjedhjet më të pandershme të viteve te fundit”, e tha se partia e presidentit kishte mobilizuar kundër tij të gjithë mekanizmat e mundshëm shtetërorë. Rezultatet ende jozyrtare te zgjedhjeve i dhane Erdoganit fitoren me mbi 52% të votave, ndërsa Kilicdaroglu siguroi 48%.

Por si shihet kjo fitore ne Perëndim?

Teksa presidenti rus Vladimir Putin nxitoi ta përshëndeste rizgjedhjen e Erdoganit ende pa dalë mirë rezultatet, ekspertët thonë se marrëdhënia BE-Turqi, tashmë, do të vazhdojë të mbetet e vështirë.

Komisioni Europian e shikon me sy kritik sundimin e tij,“Shqetësimet e mëdha për shkak të rrënimit të demokracisë, të shtetit ligjor dhe të drejtave të njeriut dhe pavarësisë së drejtësisë nuk janë respektuar”, thuhet në raportin e fundit të BE për Turqinë në vitin 2022.

Megjithatë blloku mbetet për Turqinë një partner i rëndësishëm strategjik, këtu theksohet sidomos marrëdhënia e arritur për refugjatët. Turqia merr miliarda nga BE për të mbajtur 3,5 milionë refugjatët sirianë që qëndrojnë në vend, edhe pse marrëveshjanë vetvete mbetet e brishtë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA