Barcelona është fokusuar te sezoni i ardhshëm. Skuadra e Xavit fitoi titullin kampion në Spanjë, por tifozët kërkojnë edhe më shumë.
Ata presin që skuadra e zemrës të rikthehet dominuese në Champions League, trofe që në “Camp Nou” mungon prej vitit 2015. Në dyshim ka qenë e ardhmja e Jules Kounde, mbrojtësit francez, i cili u ble verën e vitit të kaluar për 50 milionë euro.
“Kam folur me Kounde dhe u tregova shumë i qartë dhe i drejtpërdrejtë me të. E di që vërdallë ka shumë histori në lidhje me të ardhmen e tij. Por di t’ju them me siguri se Kounde u largua i lumtur nga takimi që patëm“, deklaroi trajneri Xavi.
Sot ka folur edhe vetë lojtari, i cili theksoi se kurrë nuk ka kërkuar largimin nga skuadra katalanase: “Për të qenë 100% i qartë, unë kurrë nuk kam kërkuar të largohem nga Barcelona. Nuk do të largohem nga klubi”. /Supersport
Top Channel