Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varehelyi zhvilloi një vizitë në Kosovë, ku në fokus riktheu dialogun me Serbinë.

Sipas tij dialogu Kosovë-Serbi është shumë i rëndësishëm, ndërsa kërkoi zbatimin e marrëveshjes bazë, përfshirë edhe Asociacionin.

“Tani është esenciale që të dyja palët të ofrojnë dhe zbatojnë të gjitha detyrimet pa vonesa, pasi duhet të shfrytëzohet të ecet përpara me zbatimin e marrëveshjes. Natyrisht mjafton të përmendet e konkluzioni i Këshillit të Evropës ku i nxit dy palët që të zbatojnë plotësisht të gjitha detyrimet, përfshirë edhe marrëveshjen e vitit 2013-2015 për Asociacionin”, tha Varehelyi.

Varehelyi gjithashtu tha se reformat për sundim të ligjit në Kosovë duhet të përshpejtohen, ndërsa përmendi ngecjet në sistemin e drejtësisë.

“Një porosi e qartë që gjithmonë vjen nga Prishtina është se Kosova është shumë e përkushtuar sa i përket përafrimit në Bashkimin Evropian. Reformat jo vetëm që duhet të vazhdohen, por duhet edhe të përshpejtohen. Kërkojmë zotimin e Qeverisë që gjitha praktikat gjyqësore të jenë në pajtim me Gjykatën e Venecias”, shtoi më tej ai.

Komisioneri i Bashkimit Evropian teksa po qëndron në Kosovë për lansimin e programit BE-Kosovë për sundimin e ligjit, i cili ka koston 6.5 milionë euro.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA