Të enjten zyrtarisht kanë marrë detyrën të katër kryetarët shqiptarë të komunave veriore.
Në shkollën në Boletin u betua kryetari i Zveçanit, Ilir Peci i cili u zotua se do të punojë për të gjithë qytetarët.
Por, këtë do ta bëjë pa asnjë përfaqësues të komunitet serbë dhe nga Zyra Lokale për komunitete në fshatin Lipë të Zveçanit.
“Do të punoj për të gjithë, do të jem i barabartë për të gjithë qytetarët e Zveçanit“-u shpreh Ilir Peci.
Edhe Izmir Zeqiri u betua për kryetarë të Zubin Potokut në fshatin Çabër, duke premtuar se shumë shpejtë do punojë nga objekti i komunës.
“Do jemi në nivelin e përgjegjësisë më të lartë duke i ofruar qytetarëve të komunës së Zubin Potokut të gjitha shërbimet”.
Ndërkohë në Leposaviq detyrën e kryetarit e mori të enjten Lulzim Hetemi që do punojë po ashtu nga Zyra për Komunitete në Bistricë.
Ai emëroi Dragana Milletiq për nënkryetare dhe asamblist u zgjodh Gorsko Buriq.
“U betuam këtu në zyrë në Bistricë edhe uroj që njerëzit atje do të reflektojnë dhe lirojnë komunën.”
Kuvendet Komunale u konstituuan në Leposaviq dhe Zveçan.
Ndërkohë lista serbe vazhdon të mos i pranojë kryetarët shqiptarë të dale nga zgjedhjet e 23 prillit.
Top Channel