EKSKLUZIVE/ Pero Pejiç-Mladen Zizoviç, një kroat dhe një serb që Shqipëria i bëri “vëllezër”: Ju tregoj jetën e tij nga Tirana deri këtë fundjavë…						
								
			Samuel Umtiti po shijon aventurën e parë në Serie A.
Mbrojtësi francez, i cili fitoi Kupën e Botës me “Gjelat” (2018), u huazua te Lecce gjatë verës së vitit të kaluar.
29-vjeçari ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2026, por ai nuk ka ndërmend të rikthehet në “Camp Nou”. Në një prononcim për Canal +, Umtiti deklaroi:
“Kalova katër vite burg te Barcelona. Jo vetëm në aspektin sportiv, por edhe në jetën e përditshme. Ndihesha shumë keq, preferoja të qëndroja i distancuar dhe vetëm.
Fillimi te Barcelona ishte pozitiv, po luaja në nivele të larta, por më pas nisa të humbisja besimin te vetja. Dhe e kuptova se askush nuk besonte më tek unë…
E ardhmja? Tani mendoj vetëm për Leccen dhe jam i fokusuar tek arritja e objektivit mbijetesë”, u shpreh qendërmbrojtësi me origjinë nga Kameruni.
Umtiti u bë pjesë e Barcelonës në verën e vitit 2016, kur u transferua nga Lyoni për 25 mln euro. Gjatë aventurës me skuadrën katalanase fitoi 7 trofe./ SuperSport

Top Channel