Në redaksinë e Fiks Fare mbërritën disa ankesa, nga shtetas shqiptarë që jetojnë në Francë.

Ata shkuan në datën 9 maj 2023 në Ambasadën Shqiptare në Paris dhe kanë pritur gjithë ditën për të aplikuar për mjetet e identifikimit. Edhe pse kshin lënë orarë online u kanë thënë se “s’punon sistemi”.

Nga video telefonatat e bëra nga gazetarët e Fiksit me shtetasit shqiptarë që ankoheshin , në ambientet e Ambasadës Shqiptarë në Paris shihen njërëz të shumtë që prisen në radhë dhe nuk marrin shërbim.

Shumica kishin udhëtuar shumë kilomentra për të qenë në orarin e vendosur nga ambasada dhe nuk mungonin as fëmijët e vegjël. Njëri pres qytetarëve pohon në video se janë më shumë se 180 shqiptarë që presin të marrin shërbim nga ambasada. Por nga punonjësit u është thënë shkurt që nuk punon sistemi dhe asnjë informacion më shumë.

Ata pohojnë se as nuk janë lajmëruar për anomalinë. Qytetari që u ankua në Fiks Fare pohoi se kishte udhëtuar tërë natën për të qenë prezent në ambasadë dhe kishte përshkruar 700 kilometra rrugë, e si përfundim nuk kishte marrë shërbim dhe asnjë informacion se kur mund të rifillonte punë sistemi.

Fiksi telefonoi numrat e Ambasadës Shqiptare në Paris. Numri normal nuk hapet, por del sekretaria teksa thotë se duhet të paraqiteni në ambasadë në ditët e caktuar dhe orarin . Gazetarët telefonojnë edhe numrin e emergjencës së kësaj ambasade por që edhe këtu tel sekretaria.

Gazetarët lënë dhe një mesazh zanor ku kërkojnë të informohen mbi atë çka ka ndodhur. Fiks Fare i drejtohet edhe nëpërmjet postës elektronike Ambasadës Shqiptare në Paris, duke e pyetur për problemin.

Pas disa ditësh, ambasada pranon se sistemi i lëshimit të dokumenteve biometrikë ka pasur probleme të shumta në datën 9 maj. Madje, zyrtarë të ambasadës kanë pasur një letërkëmbim me firmën ALEAT, sipas këtij dokumenti që po shikoni. ALEAT pranon se sistemet e saj kanë qenë jashtë funksioni dhe do shpejtonin që ta rregullonin problemin.

Pas këtij informacioni Fiksi pyeti në Ministrinë e Jashtme në Shqipëri ku pohuan se problemi ka qenë i firmës ALEAT, që prodhon mjetet e identifikimit.

Të pyetur me anë të telefonit ALEAT pranon problemin që ka patur sistemi në dt 9 maj, por që ka qenë në të gjitha zyrat konsullore e ambasada jashtë dhe në gjithë Shqipërinë.

Pyetjes se pse qytetarët nuk janë njoftuar për mos funksionimin e sistemit, punonjësja pohoi se ishte një një problem i momentit dhe se stafi i ALEAT punoi në kohë rekord për ta zgjidhur.

Ndërkohë që qytetarët që u ankuan në Fiks Fare pohuan se sistemi nuk punoi gjithë ditën në dt 9 maj dhe se punonjësit e ambasadës nuk u dhanë asnjë garanci nëse sistemi do të punonte apo jo ditës tjetër.

Në fund punonjësja e ALEAT pohon se sistemi është rregulluar dhe punon normalisht kështu që qytetarët duhet të kontaktojnë me ambasadat për të marr shërbim.

Pra ambasada dhe ALEAT e pranuan se ka pasur anomali. Por, çuditërisht asnjë shtetas shqiptar nuk është informuar, duke i detyruar të udhëtojnë qindra kilometra dhe të qendrojnë para dyerve të ambasadës për orë me radhë.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel