“Dështim spektakolar i KQZ-së”, Celibashi për komentin e Ramës: Gjithsecili mund të bëjë interpretimin e vet

16/05/2023 18:12

Komisioneri Ilirjan Celibashi iu përgjigj komentit të kryeministrit Edi Rama, i cili e quajti nisjen e procesit të votimit një “dështim spektakolar të KQZ-së për të nisur procesin në kohë”.

Celibashi tha se gjithsecili mund të bëjë interpretimin e vet për situatën e ndodhur.

Celibashi: Jemi në proces të gjithë mbledhjes së informacionit, gjithsecili mund të bëjë interpretimin e vet mbi faktin që flasim vetëm për 10 % të qendrave të votimit që kemi informacion që nuk ka funksionuar pajisja, edhe 10% e këtyre qendrave është se nuk kanë transmetuear informacion, ka mundësi që edhe në një pjesë të madhe mund të ketë funksionuar të gjitha apo kanë funksionuar pjesërisht, në momentin që do t’i kemi do të kuptojmë që është bërë procesi nëpërmjet tyre apo jo. Do doja ta riktheksoja që jemi duke diskutuar për këto numra dhe shifra që gjithsecili prej nesh bën vlerësimin e vet. Kryesisht kanë qenë në tiranë, visibiliteti ka qenë edhe më i madh.

7 midis 7:30, 5% ka nisur pas orës 8, 5% të tjera 5% ka nisur pas orës 8 deri në 9:30, këto janë fakte, asesi e them me bindje që impakti i kësaj vonese ka qenë negative në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, edhe pse e kanë pasur në agjendën e  tyre të shkojnë të votojnë herët, ata që në një farë mënyre a një tjetër, ne i prezantojmë gjithë ndjesën tonë.

Në lidhje me hedhjen e pajisjeve të identifikimit në kamion, ai tha se ky veprim është i dënueshëm.

Celibashi: Jam ndjerë i keqardhur dhe i inatosur kur kam parë ato pamje dhe i kam parë para se të dilnin në rrjete sociale dikush i dërgoi në telefonin tim, ata janë punëtorë për të kryer shërbime të caktuara të ngarkim shkarkim, dhe edhe nëse dikush mund të ketë interes t’i ndjekë kur i shikon ato pamje shumë irrituese, është e tepërt të them që KQZ në çdo aspekt që s’ka shkuar mirë do të ketë qëndrimet E  veta, nuk është aspak cinizëm, ai gjest të errësojë dhe eklipsojë gjithë përpjekjen e ndershme që KQZ si institucion ka bërë për të përgatitur këto zgjedhje, unë pranoj që gjithkush ka të drejtën të, është i dënueshëm, edhe në pikëpamje administrative.

A kanë dekurajuar qytetarët?

Celibashi: Unë mendoj që jo, në mënyrë absolute, janë 5% e qendrave që të ketë impaktuar në pjesëmarrje, të tjerë janë në pozitën për të bërë analiza më lirshëm se unë.

 

Top Channel