Horror në stadium, një person me motorsharrë përhap panik tek tifozët

02/05/2023 12:05

Ndeshja e Champions Leagues afrikane mes Esperance dhe Kabylie shkaktoi trazira të mëdha në stadium.

Tifozët e Esperance nisën protestat dhe u përleshën me forcat e sigurisë duke hedhur flakadanë teksa nga ana tjetër, forcat e rendit jup përgjigjen me gaz lotsjellës.

Por, pamjet u bënë edhe më terrorizuese teksa disa tifozë ishin të pajisur edhe me armë të ftohta. Ajo që bëri më shumë bujë në rrjetet sociale ishte video e një personi që ja kishte dalë të pajises me motorsharrë duke përhapur panik tek pjesa tjetër e tifozëve.

Sipas Ministrit të Brendshëm të Tunizisë, disa prej tifozë kishin thyer një dyqan që shërbente për mirëmbajtje dhe aty ishin pajisur me vegla nga më të ndryshmet dhe të rrezikshmet. Prej gjithë këtyre akteve të dhunshme fillimi i pjesës së dytë të ndeshjes u shty me 40 minuta teksa në fund skuadra që u kualifikua ishte Kabylie.

Top Channel