Një nga dhomat në Spitalin Rajonal të Shkodrës është përfshirë nga zjarri mëngjesine  kësaj të shtunë.

Zjarri ka rënë në katin e katërt të spitalit në dhomën e Repartit të Kirurgjisë, fatmirësisht pa të lënduar, vetëm dëme materiale

Shërbimet e Policisë dhe zjarrfikësit shkuan menjëherë në vendngjarje.

Ndërhyrja në kohë e shërbimeve bëri të mundur neutralizimin e flakëve, duke mos lejuar përhapjen e flakëve në dhomat e tjera si dhe shuarjen e plotë të zjarrit.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit, paraprakisht dyshohet aksidental.

Top Channel