Nga 20 prilli 2023, shtetasit rusë që do të duan të hyjnë në Shqipëri, do të duhet të jenë të pajisur me viza.

Këshilli shqiptar i Ministrave, pas mbledhjes, ka rishikuar një vendim të mëparshëm për të hequr vizat me Rusinë.

Ambasada ruse në Tiranë, ka njoftuar gjithashtu se vendimi për lëvizje pa regjim vizash, është anuluar nga pala shqiptare.

Top Channel