Top Channel ka siguruar pamje nga ngjarja e rëndë e ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit në Tiranë, ku u vra me hanxhar Stiven Toshkezi.

Pamjet e sigurisë të njërit prej bizneseve në rrugë kanë kapur momentin kur Toshkezi, i plagosur pasi ka ecur 100 metra për të shpëtuar nga autorët, rrëzohet në tokë dhe humb ndjenjat.

Pas 10 minutave, shkojnë në vendngjarje familjarët dhe fqinjët e tij. Autorët e ngjarjes dyshohet të janë Enzi Maze dhe Aksel Hoxhaj 18 vjeç.

Vetëm Enzi Maze është arrestuar, kurse Aksel Hoxhaj ndodhet ende në arrati për vrasjen e 20-vjeçarit.

Mësohet se viktima ka qenë duke u kthyer nga puna bashkë me një shokun e tij, ndërsa atentatorët i kishin ngritur pritë.

Njëri prej tyre ka mbajtur derën që viktima të mos largohej, ndërsa fillimisht e ka qëlluar me hanxhar në pjesën e barkut.

Më pas ai ka mundur të dalë nga makina dhe ka humbur ndjenjat jashtë pallatit ku banonte me prindërit dhe motrën.

Kanë qenë banorët ata që kanë njoftuar ambulancën për ta dërguar tek spitali i Traumës. Por i riu nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të rënda dhe ka ndërruar jetë pak minuta pasi mbërriti në spital.

Sipas gazetares së Top Channel Dorjana Bezat, konflikti mes Enzi Maze, Aksel Hoxhaj dhe Stiven Toshkezit, ka ndodhur për një vajzë.

Konkretisht njëri nga dy 18 vjeçarët ngacmonte të dashurën e të ritut dhe për këtë shkak dy javë më parë në Rrugën e Elbasanit në kryeqytet ata ishin grindur dhe Stiven Toshkezi i kishte rrahur dy autorët e dyshuar.

FOTO GALERI
5/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA