U aktivizua vetëm 13 minuta, Zhegrova realizon dy gola dhe i jep fitoren Lille-s

02/04/2023 16:08

Edon Zhegrova po kalon një formë shumë të mirë, pasi shënoi me Kosovën në ndeshjen kualifikuese ndaj Andorës, sulmuesi është kthyer në protagonist të fitores 3-1 të Lille ndaj Lorient këtë të dielë.

Sulmuesi dardan luajti për vetëm 13 minuta, duke hyrë në fushë në minutën e 82’, në vend të Weah, ndërsa rezultati ishte 1-1.

Pak minuta i mjaftuan 24-vjeçarit për të kaluar skuadrën e tij në avantazh, ndërsa realizoi në minutën e 89’.

Për të mos e mbyllur me aq, vetëm dy minuta më pas, saktësisht në minutën e 90+1’ Zhegrova do të gjente golin e dytë personal dhe do të vuloste rezultatin e këtij takimi, duke i dhuruar tri pikët ekipit të tij.

Top Channel