Ten Hag nuk e bën dramë: Besoj tek United, do ringrihemi

02/04/2023 21:14

Manchester United pësoi një tjetër humbje në Premier League. “Djajtë e Kuq” humbën 2-0 ndaj Newcastle, duke rrezikuar objektivin Champions League.

Një pikë në tri takimet e fundit, United po përballet me vështirë në kampionat. Por trajneri Erik ten Hag nuk e humbet besimin te djemtë e tij.

E urrej ta pohoj, por ata ishin më mirë se ne sot. Lojtarët e Newcastle kishin vendosmëri, pasion dhe dëshirë për të fituar. Ata e kërkuan fitoren më shumë se ne, prandaj ia dolën.

Kishim rastet tona, por duhet të kishim shkuar në portën kundërshtare me të njëjtën vendosmëri që kishte Newcastle. Nuk na shkoi mirë sot, iu lejuam shumë hapësira. Loja jonë ofensivë nuk ishte aspak e mirë”.

Më pas një mesazh për lojtarët: “Duhet të kemi më shumë uri, duhet të japim gjithçka në çdo ndeshje. Duhet të marrim leksionin e duhur nga kjo përballje.

Unë vazhdoj të besoj te skuadra ime, kam besim maksimal te djemtë. Sigurisht që besoj se do të ringrihemi”, deklaroi trajneri holandez i Manchester United.

Top Channel