Deklarata për rikthimin e Messit “provokon” reagimin e Galtier

01/04/2023 13:26

Gjatë prezantimit të një aktiviteti të akademisë, Zv/Presidenti i Barcelonës, Rafael Yuste doli hapur në lidhje me një rikthim të mundshëm të Lionel Messit në klubin blaugrana duke pranuar kontaktet mes klubit dhe stafit të argjentinasit:

“Leo dhe familja e tij e njohin afeksionin që kemi për ta. Kam marrë pjesë në tratativat që atë kohë nuk dolën mirë për fat të keq dhe e kam peng. Sigurisht që do të më pëlqente ta shihja të kthehej dhe jam i sigurt se shumë tifozë e mendojnë njëlloj, për atë që kjo do të përfaqësonte në nivel sportiv, social dhe ekonomik. Po, jemi në kontakt me ata”.

Nga fjalët e Yuste kuptohet dëshira e fortë e Barcelonës për të bërë gjithçka për rikthimin e Messit, edhe pse problemet financiare të klubit janë një pengesë jo e vogël.

“Mendoj se do të ishte gjëja më natyrale. Kur je i dashuruar me dikë, humbet kontaktet por vazhdon të jesh i dashuruar. Mendoj se Leo është i dashuruar me Barçën dhe qytetin e Barcelonës. Mendoj se fati do ta bëjë të mundur. Të shohim nëse do të mund ta rikthejmë Leon te Barcelona”.

Edhe trajneri Xavi, ish-shok skuadre me Messin ka dhënë miratimin për rikthimin e argjentinasit teksa në konferencën për shtyp para ndeshjes me Elchen deklaroi:

“Ky nuk është momenti për të folur për rikthimin e Leos pasi ka ende kohë, por unë do të jem i pari ai që do të bëj gjithçka është e mundur që ai të kthehet. Flas shpesh me të, por nuk është ky momenti, për të mirën e të gjithëve, të vetë lojtarit, për klubin këtu dhe për organikën aktuale. Unë do do të doja të kthehej dhe të na ndihmonte, është lojtari më i mirë në botë”.

Nëse në Barcelonë ëndërrojnë një rikthim të bujshëm të Messit, në Paris vazhdojnë të shpresojnë në rinovimin e kontratës. Trajneri i Paris Saint-Germain, Christophe Galtier e komentoi kështu situatën:

“Po diskutohet mes palëve. Punojmë me planet për sezonin e ardhshëm bashkë me Luis Campos dhe drejtuesit. Secili ka mendimin e tij mbi atë se çfarë duhet të përmirsojmë, është dhe situata e Messit. Unë jam i përqëndruar te 10 ndeshjet e mbetura për të siguruar titullin kampion i Francës. Ajo që do të vendosë Messi, por edhe klubi, mbetet diçka e rezervuar”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA