Toksinat na rrethojnë dhe na kërcënojnë rregullisht çdo ditë. Ato gjenden në ajër, ujin që pimë dhe ushqimet që hamë dhe na rrezikojnë shëndetin në mënyrë të frikshme.
Toksinat akumulohen në organizëm por kur arrijnë një nivel tepër të lartë, organizmi sëmuret.
Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni për një sërë simptomash që tregojnë që niveli i toksinave në trupin tuaj është tepër i lartë.
Substancat ngjyruese, aromatike dhe ruajtëse të ushqimeve që konsumojnë përfundojnë në stomak duke dëmtuar tretjen.
Akumulimi i toksinave në organizëm shkakton menjëherë konstipacion.
Nëse ndiheni konfuzë dhe të pazotë për t’u përqendruar në punë, fajësoni toksinat.
Ato e përthajnë organizmin nga vitaminat dhe mineralet e nevojshme dhe shkaktojnë probleme me vëmendjen apo mjegullim të trurit.
Toksinat ndikojnë edhe tek aroma e trupit apo gojës.
Kur treten, ato prodhojnë gazra dhe aroma që avullojnë nëpërmjet poreve të lëkurës dhe shkaktojnë erën e keqe.
Dhimbjet e pajustifikuara muskulare i atribuohen toksinave.
Këto dhimbje janë tregues të drejtpërdrejtë të një inflamacioni në organizëm.
Shampot, sapunët, kremërat që përdorim përmbajnë shumë substanca të dëmshme për organizmin dhe lëkurën.
Ekspozimi i lartë ndaj këtyre substancave toksike shkakton akne, njolla në lëkurë dhe ekzemë.
Akumulimi i toksinave në trup është drobitës dhe prish gjumin.
Sa më i lartë niveli i toksinave në trup, aq më të vështirë do ta keni për të fjetur.
Pagjumësia më pas shkakton një sërë problemesh shëndetësore.
Njerëzit në organizmin e të cilëve janë akumuluar sasi të mëdha toksinash, shtojnë më shumë në peshë.
Kjo ndodh sepse toksinat ndikojnë në punën e hormoneve, përfshirë këtu ato që janë përgjegjëse për djegien e kilogramëve të tepërt.
Rënia e flokëve është ndikim i drejtpërdrejtë i toksinave që gjenden në trup, si tymi i duhanit dhe jo vetëm.
Këto toksina janë të tmerrshme për flokun.
Ekspertët e AgroWeb.org thonë se detoksikimi është një proces i rëndësishëm por jo i vështirë.
Sipas tyre, njeriu duhet të pijë sa më shumë ujë, çaj të lulerradhiqes, majdanozit apo gjembgomarit.
Ata këshillojnë konsumin e probiotikëve dhe praktikimin e jogës, një aktivitet fizik që përmirëson qarkullimin e gjakut dhe largon toksinat./AgroWeb
Top Channel