“Te Chelsea më quajnë gomar”, Havertz: Nuk mërzitëm, është kafshë speciale!

30/03/2023 11:10

Kai Havertz është shndërruar në një aktor protagonist tek Chelsea i këtij sezoni duke luajtur shpeshherë në majën e sulmit të “Bluve të Londrës” teksa e ka gjetur rrugën e rrjetës në shtatë raste.

Gjermani është një figurë e dashur nga ana e tifozerisë së Chelsea edhe për shkak të golit në finalen e Champions League ndaj Manchester City në vitin 2021, ndërsa 23-vjeçari ruan një raport shumë miqësor me të gjithë organikën e skuadrës.

Këtë e fakton më së miri edhe vetë Havertz i cili së fundmi zbulon se disa prej shokëve të skuadrës te Chelsea e thërrasin me nofkën “gomari”. Kjo si një formë shakaje me Havertz që zbulon se është tepër i apasionuar pas kësaj kafshe.

“Nuk është një sekret që disa prej shokëve më thonë “gomar”. Kjo jo prej stilit tim të lojës apo asaj që bëj në fushë. Por, sepse kam një raport shumë të veçantë me gomerët, me pëlqejnë shumë dhe më falin qetësi. Ata janë gjithnjë të relaksuar dhe kërkojnë të jetojnë jetën e tyre. Ndoshta më pëlqejnë kaq shumë sepse thellë-thellë, edhe unë jam si ato”, u shpreh Havertz.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA