“Gjeneratës së re u duket ofendues”, mendimi i aktores Jennifer Aniston për filmin ‘Friends’, pas 29 vitesh

30/03/2023 16:43

Jennifer Aniston thotë se ‘gjeneratës së re’ tani i duket ofendues filmi ‘Friends’.

Gjatë promovimit të fimit të saj të ri “Murder Mystory 2”, me aktorin Adam Sandler, aktorja tha se çmendonte tani për filmin e famshë.

“Komedia ka evoluar, filmat kanë evoluar,” tha Aniston për AFP në Paris.

“Tani është pak e ndërlikuar sepse duhet të jesh shumë i kujdesshëm, gjë që e bën vërtet të vështirë për humoristët, sepse bukuria e komedisë është se ne tallemi me veten, tallemi me jetën”, tha Aniston.

Ajo preku gjithashtu se sa shumë ka ndryshuar kultura që nga debutimi i “Friends” në 1994.

“Ka një brez të tërë njerëzish, fëmijësh, të cilët tani po kthehen në episodet e “Friends” dhe i konsiderojnë ato fyese,” tha Aniston. “Kishte gjëra që nuk ishin kurrë të qëllimshme dhe të tjera… mirë, duhet ta kishim menduar mirë – por nuk mendoj se kishte një ndjeshmëri si tani.”

Mungesa e diversitetit të emisionit ka qenë prej kohësh një temë e nxehtë. Bashkë-krijuesja e serialit Marta Kauffman shprehu pendim për këtë vitin e kaluar.

Top Channel