Burri ‘i fiksuar me magjinë’ akuzohet për vrasjen e të dashurës 21 vjeçare në ritualin fetar (fotot)

29/03/2023 16:39

Rocha Oliveira, nga Parauapebas, Brazil, besohet se është varë dhe djegur nga i dashuri i saj André Ávila në shtëpinë e tij në Porto Alegre, më 25 mars.

Policia tha se beson se 21-vjecarja është vrarë dhe djegur në një fuçi nga i dashuri i saj që raportohej se ishte “i fiksuar me magjinë”.

Laila Vitória Rocha Oliveira ishte njohur me partnerin e saj André Ávila vetëm disa muaj më parë.

I dyshuari përdorte emrin Victor Samedi në rrjetet sociale, ku shpesh postonte imazhe kafkash, shpatash apo shpirtrave, me të cilat pretendonte se komunikonte me të vdekurit.

Fqinjët e të dyshuarit  kishin njoftuar policinë pasi dëgjuan ulërima e zhurma të forta natën kur besohet se ka ndodhur vrasja.

Kur erdhën në shtëpi, zyrtarët gjetën trupin e djegur të viktimës që kishte plagë të shumta në trup, si dhe një çarje të madhe thike në bark.

Nëna e Laila tha për mediat lokale se e bija ishte vendosur në Porto Alegre vetëm dy muaj më parë dhe kishte nisur të shoqërohej me një burrë që e quante veten ‘magjistar’.

Nëna thotë se e kishte paralajmëruar të bijën të tregonte kujdes dhe të reflektonte  për marrëdhënien e saj me burrin e rritur.

Avokatii të dyshuarit Jean Maicon Kruse mohonte akuzat e magjisë duke thënë: “I akuzuari nuk praktikon akte si ato që cilësohen në disa rrjete mediatike”.

I akuzuari gjithashtu mohon se “faktet e përmendura në hetim kanë motivime fetare dhe se e reja ishte mbajtur prej tij për mësime private”.

Autoritetet thanë se po hetojnë vdekjen e gruas si një ‘femicid’, krim me bazë gjinore, dhe shtonin se nuk mund të bëjnë lidhjen mes vrasjes dhe ritualeve fetare.

Hetimet vijojnë.

FOTO GALERI
1/5
Policia tha se beson se 21-vjecarja është vrarë dhe djegur në një fuçi nga i dashuri i saj që raportohej se ishte “i fiksuar me magjinë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA