Rocha Oliveira, nga Parauapebas, Brazil, besohet se është varë dhe djegur nga i dashuri i saj André Ávila në shtëpinë e tij në Porto Alegre, më 25 mars.
Policia tha se beson se 21-vjecarja është vrarë dhe djegur në një fuçi nga i dashuri i saj që raportohej se ishte “i fiksuar me magjinë”.
Laila Vitória Rocha Oliveira ishte njohur me partnerin e saj André Ávila vetëm disa muaj më parë.
I dyshuari përdorte emrin Victor Samedi në rrjetet sociale, ku shpesh postonte imazhe kafkash, shpatash apo shpirtrave, me të cilat pretendonte se komunikonte me të vdekurit.
Fqinjët e të dyshuarit kishin njoftuar policinë pasi dëgjuan ulërima e zhurma të forta natën kur besohet se ka ndodhur vrasja.
Kur erdhën në shtëpi, zyrtarët gjetën trupin e djegur të viktimës që kishte plagë të shumta në trup, si dhe një çarje të madhe thike në bark.
Nëna e Laila tha për mediat lokale se e bija ishte vendosur në Porto Alegre vetëm dy muaj më parë dhe kishte nisur të shoqërohej me një burrë që e quante veten ‘magjistar’.
Nëna thotë se e kishte paralajmëruar të bijën të tregonte kujdes dhe të reflektonte për marrëdhënien e saj me burrin e rritur.
Avokatii të dyshuarit Jean Maicon Kruse mohonte akuzat e magjisë duke thënë: “I akuzuari nuk praktikon akte si ato që cilësohen në disa rrjete mediatike”.
I akuzuari gjithashtu mohon se “faktet e përmendura në hetim kanë motivime fetare dhe se e reja ishte mbajtur prej tij për mësime private”.
Autoritetet thanë se po hetojnë vdekjen e gruas si një ‘femicid’, krim me bazë gjinore, dhe shtonin se nuk mund të bëjnë lidhjen mes vrasjes dhe ritualeve fetare.
Hetimet vijojnë.
Top Channel