Kandidati i PD-së për Kryetar të Bashkisë Korçë dhe 40 kandidatë për Këshillin Bashkiak janë tërhiqur nga gara elektorale për Zgjedhjet Vendore 2023.
Shkak, sipas tyre, janë për mungesa e procedurave vendimmarrëse në organet drejtuese të PDSh lidhur me kandidimet dhe për shkelja e integritetit dhe dinjitetit të të gjithë kandidatëve, cenuar nga vendime personale dhe jo kolegjiale.
Partia Demokratike zyrtare dorëzoi listat me kandidatët mbrëmje e kaluar, në limitin e afatit të vendosur nga KQZ.
Enkelejd Alibeaj nuk ia doli të gjente kandidat për të garuar në 61 bashkitë e vendit, duke i lënë terren kandidatëve të Sali Berishes në shumicën e bashkive të mëdha, më kryesoret Shkodër, Durrës dhe Elbasan.
Ndërsa tani Alibeajt i digjet dhe lista e Korçës, pasi të gjithë kandidatët u tërhoqën.
Top Channel