Foto Ilustruese

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmjen e sotme në By Pass-in e Shkodrës.

Burime për Top Cahnnel bëjnë me dije se dyshohet se në fokus ka qenë banesa e një polici.

Nuk raportohet për viktima ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 20:05, në lagjen “Guerrile”, afër livadheve, një shtetas ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri, në ajër.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë ngritur pika kontrolli, si dhe vijon krehja e zonës, për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA