Hidhet nga kati i 5-të 62-vjeçarja nga Vlora
28/03/2023 08:20
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë në rrugën “Qeriba Derri”, ku një 62-vjeçare dyshohet se është vetë hedhur nga kati i pestë i banesës ku jetonte.
62-vjeçarja me iniciale M.Z e cila vuante nga probleme shëndetësore aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Top Channel