Incident në Valbonë/ 4 alpinistë serbë rrëshqasin në dëborë, ndërhyjnë Forcat Ajrore

26/03/2023 15:07

Një incident ka ndodhur në bjeshkë, teksa 4 alpinistë serb kanë mbetur të lënduar fizikisht pasi rrëshqitën gjatë kalimit nga Valbona në Theth.

Menjëherë në ndihmë të tyre kanë ardhur efektivët e Forcës Ajrore, me dy helikopterët AB 206 dhe EC 135.

Një prej të plagosurve është transportuar drejt QSUT dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa 3 të tjerët fatmirësisht pa lëndime serioze!

FOTO GALERI
2/3

Top Channel