Plani i paqes që Kina ka hartuar për Ukrainë mund të përdoret si bazë  për t’i dhënë fund luftës, pohoi Vladimir Putin pas takimeve të këtyre ditëve me presidentin kinez Xi Jinping në Moskë.

Megjithatë, për shefin e Kremlinit, ai mund të paraqitet vetëm kur të jenë gati edhe “Perëndimi dhe Kievi”.

“Shumë pika të planit kinez të paqes mund të përdoren për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë. Por nuk shoh gadishmëri për këtë gjë nga ana e Perëndimit dhe Kievit.”– tha Putin.

Presidenti kinez u shpreh se qeveria e tij mbështet paqen dhe dialogun dhe se Kina është në anën e duhur të historisë.

“Kina ka një pozicion neutral ne luftën e Ukrainës. Ne udhëhiqemi nga parimet e Kombeve të Bashkuara dhe promovojmë një zgjidhje diplomatike të konfliktit. Jemi gjithmonë në favor të paqes dhe dialogut.”-  tha Xi Jingping, president i Kinës.

Plani me 12 pika i Kinës, apelon për bisedimeve paqeje dhe respektim të sovranitetit kombëtar, por pa propozime specifike.

Por Ukraina ka këmbëngulur që Rusia të tërhiqet nga territori i saj si kusht për çdo negociatë të mundshme dhe deri tani, nuk ka asnjë shenjë se Rusia është e gatshme ta bëjë një gjë të tillë. Autoritetet e mbështetura nga Moska në Krimenë e aneksuar prej Rusisë njoftuan sot se kishin zprapsur një sulm nga tre dronë ujorë ndaj flotës së Detit të Zi në Gjirin e Sevastopolit e asnjë anije ruse nuk është dëmtuar.

Për disa qytete të Ukrainës dita sot nisi me bombardime të forcave ruse dhe tre vdekje në rajonin e Kievit. Ekipet e shpëtimit thonë se në mesin e viktimave ishte dhe një fëmijë 11 vjecar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA